Në kuadër të vizitave tek bizneset, zyrtarë të Odës së Afarizmit të Kosovës kanë realizuar takim me Ilmi Azemin, pronar i kompanisë Elan Petrol SH.P.K. me seli në Vushtri.
Gjatë këtij takimi u diskutuan sfidat me të cilat po përballen bizneset gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tyre si dhe informimin nga afër me shërbimet që oda ofron për bizneset anëtare.
Elan Petrol SH.P.K. është kompani që vepron në fushën e derivateve që nga viti 1994. Veprimtaria e saj shtrihet edhe në markete dhe në fushën e hotilerisë përkatësisht në sallën e dasmave. Numri aktual i punëtorëve në biznesin Elan Petrol SH.P.K. është 44 mirëpo i njejti shtohet gjatë sezonës së verës me punëtor të rinj sezonal.
Në fund të takimit palët lanë të hapura mundësitë e bashkëpunimit.
