Në kuadër të vizitave tek bizneset, zyrtarë të Odës së Afarizmit të Kosovës kanë realizuar takim me Jeton Hasani, pronar i kompanisë Euro Panel Group

Gjatë këtij takimi u diskutuan sfidat me të cilat po përballen bizneset gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tyre si dhe informimin nga afër me shërbimet që oda ofron për bizneset anëtare.

EuroPanel Group është kompani e specializuar në prodhimin e paneleve dekorative të preforuara nga Inoxi, Aluminin dhe Llamarina për nevoja funksionale dhe estetike në Interierë dhe Eksteriere.