OAK viziton fabrikat prodhuese të EGI GROUP 

Përfaqësuese nga Oda e Afarizmit të Kosovës vizituan fabrikat prodhuese të “EGI GROUP” në Pejë, ku u pritën në takim nga menaxheri Artidon Gashi, dhe kishin rastin që të informohen nga afër në lidhje me ecurinë e punës së këtyre fabrikave, tregun vendor dhe eksportin e produkteve të tyre. 

Gjatë këtij takimi, të dy palët shpalosën informacione për veprimtaritë e tyre, ku theks i veçantë i’u kushtua shërbimeve që OAK ofron për bizneset, duke u shqyrtuar mundësitë për bashkëpunim në të ardhmen.

Për më tepër, fabrikat prodhuese të EGI Group, ofrojnë një gamë të gjerë të produkteve të cilësisë shumë të lartë.