Përfaqësuese nga Oda e Afarizmit të Kosovës u pritën në takim nga përfaqësuesi i fabrikës së mobilieve Albed, Mentor Veseli.

Zyrtarja Mirjeta Shala informoi detajisht për shërbimet që OAK i ofron për bizneset anëtare, e ku theks i veçantë i’u kushtua lobimit të vazhdueshëm për përmirësim të ligjeve e të cilat po e pengojnë zhvillimin e bizneseve në vend.

Veseli përgëzoi OAK-në për punën e bërë deri më tani duke shtuar që konsideron të rëndësishëm bashkëpunimin me Odën, pasiqë kjo është mënyra më e mirë për të arritur në tejkalim të sfidave me të cilat po përballen.

Në fund të këtij takimi palët lanë të hapura mundësitë e bashkëpunimit.