Oda e Afarizmit të Kosovës

Zyrtarët e OAK-së bënë vizitë në fabrikën e Mobileve Ardi në komunën e Vushtrrisë, ku në takim u pritën nga z. Fehmi Kutllovci – bashkëpronar në kompani.

Fabrika merret me prodhimin e garniturave, prodhimin e mobilieve të zyrave, prodhimin e mobilieve të kuzhinës, punime montimi nga druri etj. Fabrika ka një përvojë më shumë se 20 vjeçare në punën e saj dhe ka rreth 20 punëtorë. Kompania me punën e saj arrin që të përmbush kërkesat e brendshme të tregut dhe përveç kësaj, një pjesë të prodhimit kompania ka për destinacion për eksport.