Në kuadër të vizitave tek bizneset përfaqësues nga Oda e Afarizmit të Kosovës u pritën në takim nga pronarët e fabrikës së ngjyrave “Extra Colors” me seli ën Vushtrri, Ibrahim Qerkezi dhe Rexhep Rexha.

Qëllim i këtij takimi ishte njoftimi nga afër me biznesin, sfidat dhe diskutimi i mundësive të bashkëpunimit.

Për më shumë Extra Colors është prezentë në tregun e Kosovës si ofrues i një game te gjerë asortimentesh të ngjyrave dhe llaqeve dhe furnizon industritë Kosovare të ndërtimit me materiale ekologjike, të shëndetshme, natyrale, ekonomike me vlera të qëndrueshëm dhe të gatshme për përdorim.