Vizitat e OAK-së anembanë bizneseve të Kosovës nuk kanë të ndalur, këtë e dëshmon edhe takimi me bizneset e Komunës së Gjilanit, ndër të cilat dhe ai me EuroCable.
Në këtë takim, përfaqësuesit nga Oda e Afarizmit të Kosovës u pritën në takim nga pronarët Hevzi Xhelili dhe Leonora Xhelili.
Kryetari i Bordit të #OAK, Skender Krasniqi shpalosi shërbimet dhe aktivitetet e Odës që ka realizuar për këto tre vite punë.
Xhelili përgëzoi Oda e Afarizmit të Kosovës për punën e vazhdueshme që bënë për krijimin e një klime më të mirë të të bërit biznes.
Mundësitë e bashkëpunimit mbeten të hapura nga të dyja palët.
Për më shumë rreth EuroCable vizitoni webfaqen: http://www.eurocable-ks.com/
