Zyrtarë të Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK), në kuadër të vizitave në Komunën e Pejës, u pritën në takim nga pronari i fabrikës për prodhimin e ëmbëlsirave Agusholli Sweats, Labinot Agusholli.
Gjatë takimit, OAK u informua më detajisht me punën e fabrikës Agusholli Sweets, duke diskutuar edhe për sfidat me të cilat biznesi po përballet momentalisht.
Agusholli Sweets është një ndër fabrikat më të mëdha në Kosovë për prodhimin e ëmbëlsirave dhe ka 11 pika të shitjes në 4 qytete të Kosovës.
Në fund të takimit palët lanë të hapura mundësitë e bashkëpunimit.
