OAK viziton Gjini Carpet

Delegacioni i Oda e Afarizmit të Kosovës, i kryesuar nga drejtori ekzekutiv, Ismet Mulaj, ka vizituar Gjini Carpet & Home ku janë takuar me pronarin Kastriot Mulliqi.

Takimi kishte karakter njoftues, ku u shpalos misioni i OAK-ut dhe rëndësia e bashkëpunimit me sektorin e biznesit në Kosovë si dhe mundësitë e bashkëpunimit.

Pronari i Gjini Carpet & Home, Kastriot Mulliqi tha që edhe ky biznes përballet me mospërkrahjen institucionale dhe gjithashtu shpalosi traditën e gjatë të këtij biznesi i cili është i specializuar në ofrimin e tepihave, perdeve, parketit dhe laminatit të brendeve me renome botërore të cilësisë së veçantë, origjinale të më shumë se 15 top-brendeve botërore të përziera mes traditës evropiane dhe lashtësisë aziatike.

Me t’u njohur me aktivitete dhe zgjidhjen e problemeve të shumta që ka bërë OAK-u për bizneset e ndryshme në Kosovë, Kastriot Mulliqi ka falënderuar për vizitën e OAK-ut në Gjini Carpet dhe është shprehur i hapur për të bashkëpunuar.