Oda e Afarizmit të Kosovës

 

Zyrtaret e Oda e Afarizmittë Kosovës vizituan Golden Restaurant, të cilat u priten nga menaxherja Vlerona Kukaj.

Ilire Aliu zyrtare për biznese në OAK, njoftoi znj.Kukaj për shërbimët që ofron Oda për bizneset, mbështetjen e tyre dhe bashkëpunimin e ngushtë me to.

Ndërsa Vlerona Kukaj prezantoi biznesin që drejton, një vend i dedikuar për organizimie të ndryshme si dasma dhe ahengje familjare, me sallën moderne me kapacitet deri në 500 ulëse dhe parking për 150 vetura.

Kukaj përmendi disa nga problemet me të cilat përballën si biznes që janë infrasturktura rrugore, në lokacionin ku ndodhet Golden Restaurantjanë vështirë të qasshme ku shpesh paraqitet nevoja për intervenime nga policia e trafikut si dhe problemet me energjinë elektrike dhe ujin.

Menaxherja e Restaurant Golden theksoi se do të shqyrtojnë mundësitë e bashkëpunimit me OAK.