OAK viziton Grill Cana 5

 

Zyrtare të Oda e Afarizmit të Kosovës u pritën në takim nga pronari I biznesit Grill Cana 5, Fadil Cana.

Zyrtarja Rreze Canam, përveç shërbimeve që oda ofron për bizneset anëtare, theks të veçantë i kushtoi çështjeve të shtyra para, ndër të cilat janë pushimi i lehonisë, lirimi i lëndës së parë nga taksa doganore për bizneset prodhuese e probleme të sektorëve të ndryshme në të cilat oda është duke lobuar.

Ndërsa, Fadil Cana theksoi disa nga problemet që bizneset po përballen si konkurenca jolojale dhe se nevoitet të ndryshohen ligjet të cilat duhen të jenë në favor të bizneseve. Ai gjithashtu, përgëzoi odën për punën e bërë dhe se Kosova ka pasur nevojë të këtë një odë të tillë.

Në fund të takimit palët lanë të hapura mundësitë e bashkëpunimit.

Për më shumë, Grill Cana është biznes me traditë shumëvjeçare dhe që ofrojnë ushqime kualitative.