OAK viziton Kolegjin Universum

Përfaqësuese nga Oda e Afarizmit të Kosovës kanë vizituar Kolegjin Universum të cilat u pritën në takim nga zyrtarja për bashkëpunim vendor dhe ndërkombëtar Gentiana Berisha.

Berisha u njoftua me veprimtarinë e OAK-së e cila për rreth 3 vjet ka ngritur dhe realizuar shumë çëshjte dhe kërkesa të bizneseve.

Ndërsa Berisha prezantoi shërbimet që ofron Kolegji Universum si një ofrues i arsimit të lartë i njohur për sfondin akademik, lehtësirat kërkimore dhe mundësitë ndërkombëtare që u ofrohen studentëve dhe stafit akademik, Ajo shtoi se deri më tani kolgji ka ndarë 103 bursa studentore duke theksuar se njëri ndër problemet që ata përballen vazhdimisht është mosdhënia e vizave.

Në fund të takimit palët lanë të hapura mundësitë e bashkëpunimit.