OAK viziton kompanin e IT-së “Kosova Information Technology”

Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK), ka filluar aktivitetet e saj për këtë vit duke vizituar bizneset anëtare të saj, ndër të parat biznese që u vizituan është “Kosova Information Technology” (KIT).

Gjatë këtij takimi u diskutua për çështje me rëndësi në sektorin e IT-së që mirren me zhvillim të softverve.

Drejtori ekzekutivi i OAK-së, Ismet Mulaj u prezentoj nikoqirëve synimet e Odës në krijimin e sektorit të IT-së në OAK.

Ndërsa drejtori i bordit në KIT, Shefik Bunjaku kërkoj ndihmë nga OAK, në vlerësimin dhe senzibilizimin e kapaciteteve të kompanive që zhvillojnë softver por edhe për mundësin për kursim të buxhetit të Kosovës nga produktet sofverike që i kanë apo mund t’i zhvillojnë kompanitë e IT-së në Kosovë.

Po ashtu u fol edhe për rishikimin e ligjit mbi TVSH dhe doganën për produktet softverike nga jashtë të cilat janë të liruara dhe kompanit që zhvillojnë softever janë jo konkuruese në Kosovë.

Pjesë e këtij takimi ishte edhe drejtori ekzekutiv i KIT-së, Luftar Braha dhe shefin teknikë të KIT, Flamur Arifi dhe zyrtarja për komunikim në OAK, Rrezarta Rama.