Takimi radhës i përfaqësuesëve të OAK, ishte vizita tek bizneset e Malishevës për të parë gjendjen e tyre dhe problemet me të cilat ballafaqohen.
Përfaqësuesit e Odës u priten nga nga pronari i kompanisë Hazrolli, Afrim Hazrolli.
Anëtari i OAK, Hysni Zogaj foli për veprimtarinë të cilën e zhvillon Oda, përkrahjet e shumta që i ofron bizneseve kosovare dhe deri në jetësimin e kërkesave të tyre.
Ndërsa pronari i kompanisë Hazrolli, prezantoi shërbimet që ofron si enterier, bazdarimi i pajisjeve të kontrollimeve teknike, i cili është përfaqësues për Kosovën dhe Shqiperinë.
Në fund të takimit Z.Hazrolli vlerësoi punën që bënë OAK, dhe premtoi se shumë shpejt do të bëhet pjesë e Odës së Afarizmit të Kosovës.
Në këtë takim OAK u prezantua nga: anëtari i bordit Hysni Zogaj dhe zyrtaret, Mirjeta Shala dhe Rreze Cana.