Përfaqësuesit e Odës së Afarizmit të Kosovës u pritën në takim nga Altin Berisha, përfaqësues nga Kompania Tingon shpk

Tingon Shpk ka më shumë se 25 vite eksperiencë në ofrimin e zgjidhjeve me +2000 lloje të produkteve cilësore në industrinë e materialeve të ndërtimit duke përfshirë shtëpi dhe ndërtesa.

Të gjitha produktet janë të nivelit të standardit evropian, me çmim dhe cilësi të garantuar.

Me një stafi të përgatitur dhe  trajnuar mirë, qëllimi kryesor i Tingon është të jetë afër me dëshirat dhe kërkesat e klientëve.