Përfaqësueset e Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) u pritën në takim nga përfaqësuesit e kompanisë Union Shpk znj. Flora Bytyqi dhe Berat Haxhani.

Gjatë këtij takimi, njohës mes të dy palëve u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit të ndërsjelltë dhe çështjet aktuale që është duke trajtuar OAK.Ndër të tjera, u theksuan vështirësitë me të cilat po ballafaqohet sektori privat gjatë kësaj periudhe, dhe shërbimet e odës për rrjetin e saj të anëtarësisë.

Për më tepër, Union Shpk me seli në Vushtrri, është kompani në fushën e distribucionit. Duke punuar në bashkëpunim me klientët, kompania ka implementuar një gamë të gjerë shërbimesh dhe produktesh me vlerë të lartë në përgjigje të kërkesave bashkëkohore të tregut.

Për më shumë informacione rreth kompanisë, klikoni linkun në vazhdim:

www.union-ks.com