OAK viziton Koral Group

Zyrtare nga Oda e Afarizmit të Kosovës vizituan Koral Group të cilat u pritën në takim nga udhëheqësi i kontabilitetit Ardian Osaj.

Zyrtarja për biznese në OAK Ilire Aliu, njoftoi për shërbimet e shumta të Odës që ofron për bizneset anëtare, avokimin në shumë çështje si kërkesa të bizneseve që OAK ka avokuar për realizimin e tyre.

Ndërsa Osaj foli për biznesin e tyre të cilët kanë qëllim të përmbushin nevojat e klientëve, kolegëve, komunitetit, të ofrojnë shërbimet dhe produktet më të mira në treg, si dyer të brendshme dhe të jashtme, dhoma gjumi, inventar për vendin e punës, laminat për dysheme për dizajne të ndryshme, sektori i prodhimit të llajsne edhe të tjera.

Palët lanë të hapura mundësi bashkëpunimi mes vete.