Në vazhdën e vizitave, zyrtare të Odës së Afarizmit të Kosovës u pritën në takim nga pronari i LTS Kosovo L.L.C Ekrem Qerreti.

Zyrtarja Mirjeta Shala njoftoi për shërbimet që OAK ofron për bizneset anëtare, ndër të cilat janë avokimi, trajnimi dhe rrjetëzimi. Ajo theksoi disa nga nga çështjet që OAK ka shtyer para, qëllim kryesor i të cilave është krijimi i një klime sa më të favorshme për të bërit biznes në Kosovë.

Qerreti përgëzoi OAK-në për punën e bërë deri më tani. Ai njëkohësisht informoi disa nga problemet me të cilat po përballen, duke theksuar që tejkalimi i tyre do t’u lehtësonte të bërit biznes.

Në fund të këtij takimi, palët lanë të hapura mundësitë e bashkëpunimit.