OAK viziton Mansion RestaurantMansion Restaurant

 

Përfaqësueset e Oda e Afarizmit të Kosovës u priten në takim nga pronari i Mansion Restaurant, z. Valdet Berisha i cili njëkohësisht posedon dhe Social Lounge.

Zyrtaret e OAK-së njoftuan z.Berisha për rolin e Odës për të qenë sa më afër bizneseve, përmirësimin e klimës së të bërit biznes, avokimi në zgjidhjen e problemeve të tyre dhe çështje të tjera me rëndësi.

Ndërkohë z. Berisha tregoi rreth punës, menaxhimit dhe përvojës se tij në sektorin e restoranteve, duke theksuar veprimtarine e Masion-it i cili ofron eksperiencen me të fundit të hotelerise në vend.

Në fund të takimit të dy palët lanë hapësirë për bashkëpunim të ndërsjellë.