Me qëllim të diskutimit rreth sfidave me të cilat prodhuesit e mobileve në Kosovë po ballafaqohen gjatë ushtrimit të veprimtarisë si dhe informimit nga afër për shërbimet që oda ofron për bizneset anëtare, përfaqësuese të Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) vizituan fabrikën e mobileve Idrizi, me seli në Shtime.

Në takimin e realizuar me përfaqësuesit e fabrikës, Imer e Besmir Dugolli, me theks të veçantë u diskutua rreth ndryshimeve të çmimeve të lëndës së parë dhe efekti i saj në kërkesë, fuqia punëtore si dhe mbështetja e bizneseve përmes granteve.

Për më shumë, Fabrika e Mobileve Idrizi ofron kuzhina, mobile për dhoma të qëndrimit, dhoma të fjetjes, e gjithashtu tregton edhe tepihe.Në fund të takimit palët lanë të hapura mundësitë e bashkëpunimit.