Zyrtarët e Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK), ishin për vizita tek bizneset në qytetin e Drenasit.

Gjatë takimeve me bizneset, u pritën në takim nga Florian Demaj, pronar i mobilerisë “Flori”.

Gjatë takimit të zhvilluar, biznesi u njoftua me aktivitetet dhe punën e OAK-së ndër vite, mirëpo në anën tjetër edhe OAK u njoftua me përvojën dhe sfidat e biznesit në fjalë.

Mobileria Flori merret me tregtimin e mobileve të importuara nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi qysh nga viti 2000.

Mobileria Flori është biznes familjar dhe ka të punësuar rreth 12 punëtorë.Në fund të takimit, palët lanë të hapur mundësitë për bashkëpunim.