Oda e Afarizmit të Kosovës

Me qëllim të diskutimit rreth sfidave me të cilat po përballen prodhuesit gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tyre si dhe informimi nga afër për shërbimet që oda ofron për bizneset anëtare, përfaqësues të Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) vizituan mobilerinë Shpata, me seli në Vushtrri.

Gjatë këtij takimit të realizuar me përfaqësuesin e kompanisë, Bekim Rexha, u diskutuan problemet me të cilat po përballen bizneset në vendin tonë dhe mundësinë e ofrimit të përkrahjes më të madhe për prodhuesit vendor.

Në fund të takimit palët lanë të hapura mundësitë e bashkëpunimit.