Zyrtarë nga Oda e Afarizmit të Kosovës kanë vizituar kompaninë e ndërtimit “Isars”SHPK. Gjatë takimit u diskutua për pengesat me të cilat ballafaqohet kjo kompani.

Pronari i kësaj kompanie Liri Hoxha, përmendi sfidat dhe problemet që shfaqen gjatë zhvillimit të një veprimtarie të llojit të tillë në Kosovë.

Ai theks të veçantë i dha zbatimit të Ligjit për Prokurim Publik në Kosovë. Sipas tij, në Kosovë ky ligj nuk zbatohet ashtu siç duhet. Kriteret e forta dhe favorizimet që bëhen me rastin e
ofertave përbëjnë problem kryesor për zhvillim të mirëfilltë të llojit të tillë të biznesit në vendin tonë.

Ndërsa, Oda e Afarizmit të Kosovës kanë shfaqur përpjekjet e tyre të vazhdueshme për krijimin e një legjislature sa më të përshtatshme për zhvillim të biznesit në Kosovë, gjithashtu lobimin e vazhdueshëm për zbatim të ligjeve që rregullojnë punën e bizneseve në Kosovë.

Për më shumë, palët lanë të hapur mundësinë e bashkëpunimit në të ardhmen.