OAK viziton ONIX SPA RESORT-Banjën e Pejës

Drejtori ekzekutiv i OAK-ut, Ismet Mulaj është takuar me drejtorin ekzekutiv të Banja e Pejës Onix – Termal, Xhevdet Shoshi.

Ecuria e punës, suksesi dhe barrierrat në  të bërit biznes, kanë qenë temat kyçe të këtij takimi mes afaristit istogas, z.Xhevdet Shoshi nga Banja dhe Ismet Mulaj, drejtor ekzekutiv në Oda e Afarizmit të Kosovës.

Z.Xhevdet Shoshi shpalosi planet e mëdha investuese që kishte për Banjën duke e kthyer atë në një qendër jo vetëm rehabilituese por edhe rekreative që tërheqë edhe turistët.

Drejtori ekzekutiv i OAK-ut, Ismet Mulaj shpalosi mundësitë e shumta bashkëpunuese që ka OAK-u për anëtarët dhe ofrimin e ndihmës së pakursyeshme të stafit për të zgjidhur problemet e bizneseve duke ngritur shqetësimet e tyre dhe për të krijuar ambient të përshtatshëm afarist në vend.

Përndryshe Banja e Pejës Onix – Termal është qendër atraktive rehabilituese, që në historikun e saj ka mbështetje në një traditë të gjatë shumëshekullore, e shfrytëzuar që nga Antika dhe që mrekullitë natyrore të kësaj qendre rehabilituese, uji termal e shërues për shumë sëmundje dhe ambienti i jashtëzakonshëm, e ka shndërruar në një park madhështor, i përshtatshëm për shëtitje dhe pushim.