OAK viziton Plus Center

Përfaqësues nga Oda e Afarizmit të Kosovës vizituan Plus Center Ferizaj, ku u pritën në takim nga përfaqësuesi i këtij biznesi z. Sylejman Neziri.

Gjatë këtij takimi u diskutua për sfidat e të bërit biznes dhe si qëllim kryesor i kësaj vizite të përfaqësuesve të OAK-së ishte njohja nga afër për rezultatet e Panairit të Prodhimeve Vendore të organizuar më 26 dhe 27 Korrik 2018, në lokalet ePlus Center Ferizaj, gjë e cila u vlerësua shumë nga z.Neziri.

Për më shumë, z. Neziri është një nga përkrahësit më të mëdhenjë të prodhimeve vendore.

Në fund të takimit të dyja palët u pajtuan që të lënë të hapura mundësitë e bashkëpunimit dhe se bashkimi në një Odë, siç është Oda e Afarizmit të Kosovës është një mundësi shumë e mirë për të gjitha bizneset.

Në këtë takim morën pjesë z.Hysni Zogaj anëtar i bordit në OAK, z. Burim Piraj anëtar dhe përfaqësuesi i kompanisë MEKA HALAL FOOD dhe përfaqësuesi i biznesit Plus Center Ferizaj, z.Sylejman Neziri.