Oda e Afarizmit të Kosovës

Oda e Afarizmit të Kosovës me ekipin e saj viztoi objeketet në ndërtim e sipër të qendrës më të madhe të librit në Prizren, Kafeteri&Bibliotekë ALTERA me pronar Hasan Gigollaj.

Kryetari i OAK-së Skender Krasniqi përgëzoi pronarin Gigollaj për këtë iniciativë i cili e konsideroi këtë qendër leximi si shumë të rëndësishme dhe të domosdoshme për çdo shoqëri.

Ndërsa pronari i Kafeteri&Bibliotekë Altera, Hasan Gigollaj njëherësh anëtar i bordit të OAK-së, falënderoi ekipin e OAK-së për vizitën dhe prezantoi shërbimet që do të ofroj biblioteka, duke theksuar se për një qendër të këtillë kanë punuar gjatë dhe se ishte më se e duhur.

Gigollaj njoftoi se #Altera ka një ambient gjigant prej 2000m2, me mbi 20 mijë produkte siç janë materiale për zyrë dhe biznese, pajisje për laborator, për shkenca natyrore, teknologji kompjuterike, instrumente, ngjyra, materiale profesionale për art figurativ dhe shumë gjëra të tjera.

Pronari i Altera më tej shtoi se tani fanatikët e librit dhe të gjithë lexuesit do të kenë të lehtë t’i gjejnë librat e tyre që nga cikli parashkollor e deri tek ai universitar që do të jenë prezent mbi 10 mijë tituj librash.

Veçantia e kësaj biblioteke është se një pjesë e madhe e hapsirës është e ndarë enkas për gjithë ata që duan të shijojnë kafenë me librin e tyre të preferuar.

Qendra e llojit të tillë është e vetmja në Kosovë dhe rajon, arkitektura dhe stili i kësaj qendre ia shton bukurinë qytetit antik Prizrenit.

Kujtojmë se qendra e leximit Altera promovimin e saj do ta ketë të dielen me 10 shkurt, andaj fton qytetarët që t’i bashkangjiten hapjes së madhe.

ALTERA gjendet ne Rrugën “Tirana” të Prizrenit, pranë Abi Çarshisë.

OAK i gëzohet çdo suksesi të bizneseve e cila punon parreshtur për fuqizimin e tyre dhe prurjet e reja në vendin tonë.