OAK viziton restorantin Villa Gërmia

 

Zyrtaret e Oda e AfarizmittëKosovës gjatë ditës së sotme u priten në takim nga pronari i restorantit Villa Gërmia z. Faton Kelani.

Ky ishte një takim i natyrës njoftuese ku zyrtaret e OAK-së njoftuan Kelanin me shërbimet që oda ofron për bizneset, aktivitetet dhe sukseset.

Ndërsa pronari i restorantit Villa Gërmia foli për biznesin e tij tanimë të njohur për qytetarët i cili gjendet në Parkun Gërmia të Prishtinës i themeluar në vitet e 60-ta, është ndër restorantet e para në Kosovë ku me traditën gati 50-vjeçare mbetet edhe më tej ndër restorantet e preferuara të qytetarëve si dhe personaliteteve të larta ndërkombëtare dhe vendore.

Krejt në fund të dyja palët u dakorduan të shqyrtojnë mundësitë e bashkëpunimit.