OAK viziton Sigal Uniqa Group Austria

 

Përfaqësuesit e Odës së Afarizmit të Kosovës(OAK) u pritën në takim nga Drejtorët e SIGAL UNIQA Group Austria – Kosovë Saimir Dhamo dhe Perparim Drini.

Me këtë rast, Kryetari i bordit Skënder Krasniqi shpalosi aktivitetet që OAK ka realizuar për më shumë se dy vite të operimit të saj dhe shërbimet që ofron për bizneset, duke kontribuar kështu në përmirësimin e klimës së të bërit biznes në vend.

Krasniqi theksoi se Oda e Afarizmit është e përkushtuar maksimalisht që të avokojë dhe lobojë për çdo problem me të cilin ballafaqohen bizneset, duke qenë kështu zëri më i fuqishëm i përfaqësimit të interesave të tyre.

Drejtorët përgëzuan Odën e Afarizmit për përkushtimin dhe punën e palodhshme në favor të bizneseve, duke theksuar që kanë përcjellur aktivitetet që OAK ka realizuar dhe theksuan që janë të hapur për bashkëpunim të dyanshëm në të ardhmen.

Për më shumë, mund të vizitoni: www.sigal-ks.com