OAK viziton Sole Kosova

Përfaqësues nga Oda e Afarizmit të Kosovës të drejtuar nga anëtari i bordit Hamdi Malushaj u pritën në takim nga drejtorin menaxhes të Sole Kosova, Paloka Berishaj.

Anëtari i bordit Hamdi Malushaj njoftoi për aktivitetet e ndërmarra nga OAK deri më sot dhe shërbimet që oda ofron për anëtarët. Ndër çështjet e trajtuara nga OAK, theks më i veçantë i’u kushtua zgjidhjes së problemit me të cilin u përballën bizneset prodhuese lidhur me lirimin e lëndës së parë në import.

Palokaj falënderoi OAK-në për vizitën, ku ndër të tjera theksoi disa nga problemet më të mëdha me të cilat Sole Kosova po përballet.

Në fund të këtij takimi, palët lanë të hapura mundësitë e bashkëpunimit.