Në kuadër të vizitës tek bizneset e Komunës së Ferizajt, përfaqësueset e Oda e Afarizmit të Kosovës u pritën në takim nga menaxheri i Tefik Canga Besnik Salihu dhe menaxheri i Divani Mentor Berisha.

Përfaqësueset e Odës së Afarizmit të Kosovës informuan për shërbimet që Oda ofron për bizneset anëtare dhe prezentuan disa nga çështjet e shtyera para, siç është ligji i punës e pushimi i lehonisë.

Salihu përgëzoi Odën e Afarizmit të Kosovës për punë e bërë, duke shtuar që një nga problemet më të mëdha me të cilat po përballen janë mungesa e punëtorëve të kualifikuar.

Në fund të këtij takimi palët lanë të hapura mundësitë e bashkëpunimit.