OAK: Vjedhiet që po bëhen ndaj bizneseve, rrezik për investime në Kosovë

Ministri i Punëve të Brendshme, z.Flamur Sefaj ka pritur sot në takim përfaqësuesit e Odës së Afarizmit të Kosovës të kryesuar nga kryetarin i bordit të OAK-së, z.Skënder Krasniqi, drejtorin ekzekutiv, z.Ismet Mulaj, nënkryetarin e bordit të OAK-së, z.Arsim Selmonmusaj dhe anëtarin e bordit, z.Lulëzim Begaj.

Kryetari i bordit të OAK-së, z.Skënder Krasniqi e informoi ministrin z. Flamur Sefaj, për shqetësimet e afaristëve në lidhje me vjedhet e shumëta që po ndodhin kohëve të fundit nga persona të pandërgjegjëshëm. Z. Krasniqi, kërkoi nga ministri z. Sefaj që të merren parasysh shqetësimet e afaristëve, sepse kjo dukuri është në rritje dhe dëmi që po pësojnë bizneset po janë të mëdha.

Kurse z. Lulëzim Begaj, anëtar i bordit i Odës, njëherit pronar i Kosmonte Foods, e njoftoi ministrin Sefaj me raste konkrete të plaçkitjeve në pronën e tij por edhe të bizneseve tjera. Gjithashtu foli edhe për pasigurinë që po e kanë pas vjedhieve të mëdha që po u bëhën atyre. Z.Begaj, u shpreh shumë i indenjuar nga mos efikasiteti të organeve të drejtësisë për zbulimin e rasteve.

Edhe përfaqëuesi i Elkos Group, z. Arsim Selmonmusaj, tregoi për nevojën imediate të përmirësohet gjendja e sigurisë e me theks të veçantë për sektorin privat.

Ministri z. Sefaj, i dëgjoj me vëmendje shqetësimet e përfaqëuseve të OAK-së dhe afaristëve duke ju premtuar që do mundohet t’i adresoj të gjitha kërkesat e tyre, pasi është mjaft i interesuar që të ofrojë një ambientë sa më të sigurtë për të bërë biznes, duke qenë se afaristët janë ata që krijoin mirëqenien dhe zhvillimin ekonomik.

Në takim u diskutua edhe për mundësit e pajisjes së sigurimit me armë, në mënyrë që të kenë mundësi të mbrojnë pronën ku ata mbikqyrin. Ndër të tjera u kërkua që të vihet në prirorite zgjidhja e rasteve të bizneseve pasi kjo po krijon pasiguri për të investuar më tutje.

Skender M Krasniqi Ismet Mulaj Arsim Selmonmusaj Flamur Sefaj