OAK zhvillon takim me 2B Studio

 

Përfaqësues të Odës së Afarizmit të Kosovësu pritën në takim nga pronari i kompanis 2B Studio, z.Fitim Bejtullahu .

Ky takim ishte i karakterit njoftues për shërbimet dhe aktivitetet që OAK i ofron për bizneset. Gjatë këtij takimi u theksuan angazhimet konkrete të ndërmarra nga Oda për të krijuar një mjedis sa më të favorshëm të të bërit biznes.

z.Bejtullahu përgëzoi OAK-në për aktivitetet dhe njëkohësisht shprehi pakënaqësitë e tij në klimën e të bërit biznes, duke shtuar se ende kemi shumë punë për të bërë.

Në fund të takimit mbetën të hapura mundësitë e bashkëpunimit, me shpresën që tek Oda e Afarizmit të Kosovës do të gjejë mbështetjen që i nevoitet.