Oda e Afarizmit të Kosovës

Përfaqësues të Odës së Afarizmit të Kosovës u pritën në takim nga kryetari i komunës së Gjilanit

Me ketë rast OAK i ofroi bashkëpunim profesional kryetarit të kësaj komunë, Alban Hyseni.

Njoftimi mbi aktivitetet dhe punën e OAK, diskutimi lidhur me mundësitë e bashkëpunimit, krijimi i linjave të komunikimit për delegimin e problemeve me të cilat ballafaqohen bizneset e kësaj komune, e ofertat e Komunës së Gjilanit për bizneset e interesuara që të investojnë në këtë rajon ishin po ashtu qëllimi i takimit.