Delegacioni i Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) gjatë vizitës të realizuar me Institucionet në Maqedoninë e Veriut realizoi takim teknik edhe me delegacionin e Ministrisë së Financave.

Gjatë këtij takimi Oda e Afarizmit të Kosovës kërkoi informata më të detajuara lidhur me sistemin fiskal dhe tatimor në RMV, duke përfshirë Ligji mbi TVSH – në, mënyra e deklarimeve, normat e pagesës së TVSH – së, obligimet rreth raporteve financiare si dhe lirimi i lëndës së parë dhe pajisjeve për kompanitë e prodhimit.

Përfaqësuesit e Ministrisë së Financave ofruan gatishmëri për përkrahje të iniciativës së Odës së Afarizmit të Kosovës për këmbim të praktikave më të mira, pasi që kështu mund të kemi një rajon më të zhvilluar.