OAK zhvillon takim njoftues me biznesin Paulownia Liridoni

Përfaqësueset e Odës së Afarizmit të Kosovës mirëpriten në takim përfaqësuesin e biznesit Paulownia Liridoni, z.Rrahim Veseli.

Zyrtaret e OAK-së njoftuan më detajisht për aktivitetet dhe shërbimet që OAK ofron për bizneset anëtare siç janë avokimi, shërbimet e ndryshme biznesore, trajnimet dhe rrjetëzimi.

Rrahim Veseli tregoi për veprimtarinë e biznesit dhe shërbimet që ata ofrojnë, është fjala për fidanet e Paulownias i cili theksoi se fidanishtja ‘Paulonia Liridoni’ është fidanishtja e parë në Luginë e rajon e cila është e liçencuar në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të ujit të Republikës së Serbisë.

Fidanet të cilat kultivohen në këtë fidanishte janë hibride, të njohura me emrat Paulownia elongata, P. tomentosa, P. shantong , P. fortunei, hibridi 1951e shumë lloje të tjera po të kësaj gjinie.

Në fund të takimit të dyja palët lanë të hapura mundësitë e bashkëpunimit.