Oda e Afarizmit të Kosovës kërkon mbrojtjen e produkteve vendore

Në Komunën e Malishevës prej ngricave që mbretëruan në sezonin e pranverës u shkaktuan dëme të mëdha, të cilat janë duke u vlerësuar, por pemishtet dhe bimët e ulëta ishin ato që pësuan më së shumti, e si pasojë parashihet të pritet rendiment më i ulët, u tha gjatë vizitës që përfaqësuesit e Odës së Afarizmit patën në komunën e Malishevës.

“Vitin e kaluar në këtë komunë dëmet që u shkaktuan nga vërshimet ishin të mëdha, prej të cilave nga Qeveria ishin premtuar 50.000 euro kompensime, por këto premtime nuk janë realizuar dhe kjo ka shkaktuar zhgënjim nga bujqit duke e vendosur komunën në pozitë të pa lakmueshme dhe në vështirësi”, tha drejtori i bujqësisë në këtë komunë, z. Murat Hoxha.

Gjatë takimit u diskutua për problemet e shumta që hasin bujqit e Komunës së Malishevës, në sektorin e bujqësisë.

Z. Hoxha uroi përfaqësuesit e OAK-ut për fillimin e punës dhe u shpreh i gatshëm që të bashkëpunojë me OAK-un me qëllim të punohet në rritjen e prodhimtarisë bujqësore në Kosovë dhe në këtë mënyrë të punohet në zhvillimin e vendit.

“Bashkëpunimi i Odës së Afarizmit me komunat do të jetë i përhershëm dhe do të kontribuojmë së bashku në mbrojtjen e bujqve dhe mbrojtjen e produkteve vendore”, theksoi anëtari i Bordit të OAK-ut, z. Hysni Zogaj.

Në këtë vizitë ishin të pranishëm edhe biznesmeni i kësaj zone dhe anëtari i kuvendit të OAK-së, z. Fadil Begaj dhe zyrtarët për komunikim me biznese nga OAK-u, znj. Donika Gashi, znj. Qendresa Ibrahimi dhe znj. Rrushe Maloku.

Zyra për Informim

Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) – Prishtinë
Adresa: Rr. Pashko Vasa nr. 59
Tel: 038609212
E-mail: odaeafarizmit@gmail.com
Facebook: https://www.facebook.com/odaeafarizmittekosoves/