Oda e Afarizmit të Kosovës kundërshton ashpër nenin 34 pika 2, ku i obligon bizneset private që të kenë 40 % gra në borde

Oda e Afarizmit të Kosovës i bënë thirrje Presidentit të Republikës së Kosovës, z.Hashim Thaçi që mos e dekretoj Ligjin për Shoqëritë Tregtare, përkitazi nenin 34 pika 2, ku i obligon bizneset private që të kenë 40 % gra në borde.

Oda e Afarizmit të Kosovës edhe në diskutimet publike është angazhuar që Ligji për Shoqëritë Tregtare të jetë ligj modern dhe sipas kërkesave të biznesit, por ka kundërshtuar fuqishëm tendencën që përmes ligjeve të ndërhyhet në menaxhimin e bizneseve private.

Oda e Afarizmit të Kosovës i bënë thirrje ligjvënësit që të jenë me aktiv dhe bashkëpunues me biznesin me qëllim që Kosova të jetë vend ku zhvillohet biznesi privat dhe krijohen vende të reja të punës.

Oda e Afarizmit të Kosovës angazhohet që vendi ynë të ketë një legjislacion modern dhe stimulues për biznesin vendor dhe ndërkombëtar, si e vetmja rrugë që dërgon kah prosperiteti dhe zhvillimi ekonomik i qëndrueshëm.

Prandaj, neni 34 pika 2 është jo i drejtë, jo Evropian dhe ndërhyrës në menaxhimin e bizneseve private.