Oda e Afarizmit të Kosovës liston në radhët e saj të anëtarësimit kompaninë R&Rukolli

Gjatë takimeve me përfaqësues të kësaj kompanie, R&Rukolli, i besoi misionit të OAK-së andaj edhe është shprehur e hapur për bashkëpunim, duke u listuar si anëtari më i ri i Odës së Afarizmit të Kosovës.

Për më tepër, familja Rukolli merret edhe me disa veprimtari të tjera, e që përfshijnë: fabrikën e përpunimit të qumështit – Qumështorja Drena, prodhimi i betonit dhe gurëthyesi.

Që nga themelimi i saj, Oda e Afarizmit të Kosovës, punon me përkushtim të madh në realizimin e qëllimeve dhe prioriteteve të bizneseve, të cilat janë edhe shtylla kryesore te funksionimit të OAK-së.