Oda e Afarizmit të Kosovës në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Kosovës për Transfuzionin e Gjakut

Oda e Afarizmit të Kosovës në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Kosovës për Transfuzionin e Gjakut, do të mbajë një aksion për dhurimin e gjakut.

OAK fton të gjithë biznesët anëtarë me stafin e saj por edhe ata që kanë vullnet të mirë, të premtën me 29 dhjetor 2017, nga ora 11:00 deri në 14:00, në zyret e Odës së Afarizmit të Kosovës, të marrin pjesë në aksionin “Bëhu hero, shpëto një jetë”.

Dhurimi i gjakut bëhet në mënyrë vullnetare dhe aksioni ka si qëllim të ju ndihmoi të sëmuarëve si dhe të lënduarve që shërohen në spitalet tona.