ODA E AFARIZMIT TË KOSOVËS SHQYRTON MUNDËSITË E BASHKËPUNIMIT ME KOMUNËN E KLINËS

Delegacioni i Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) përfaqësuar nga Skënder Krasniqi, Hysni Zogaj, Donika Gashi, Qëndresa Ibrahimi dhe Afrim Berisha e Arben Ferati nga qumështorja “Bylmeti” u pritën në takim nga Kryetari i Komunës së Klinës Prof. Dr. Zenun Elezaj, me bashkëpunëtorin Naser Morina, drejtor i Drejtorisë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural.

Temë kyçe diskutimi të këtij takimi ishin mundësitë e bashkëpunimit rreth realizmit të disa projekteve me rëndësi vitale për fushën e bujqësisë dhe krijimi i mundësive për investime kapitale në Komunën e Klinës.

Kryetari i Komunës Zenun Elezaj dhe drejtori i Drejtorisë së BPZHR Naser Morina i falënderuan përfaqësuesit e Odës së Afarizmit të Kosovës për vizitën dhe për interesimin e tyre për të shiquar mundësitë e sjelljes së investitorëve të huaj në këtë Komunë dhe njëherësh u shprehën të gatshëm dhe të hapur për krijimin e mundësive për investime.

Përfaqësuesit e #OAK-së falënderuan z. Elezaj për pritjen dhe shqyrtimin e mundësive për të bashkëpunuar drejt krijimit të kushteve sa më të favorshme për të tërhequr investitor të huaj në këtë Komunë.

Kryetari Elezaj, iu premtoi që ky komunikim dhe bashkëpunim i ndërsjellë i Komunës së Klinës dhe i Odës së Afarizmit të Kosovës do të vazhdojë edhe në të ardhmen dhe Komuna mirëpret çdo investim që do të bëhet në këtë komunë.

https://kk.rks-gov.net/…/oda-e-afarizmit-te-kosoves-premto…/