Oda e Afarizmit të Kosovës takohet me Pro Kont

Përfaqësues të Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) mirëpritën në takim znj. Njomza Mujaj, përfaqësuese e Pro Kont.

Koordinatorja Donika Gashi theks të veçantë i kushtoi shërbimeve kryesore që OAK ofron për bizneset siç janë: avokimi, shërbimet e ndryshme biznesore, ofrimi i trajnimeve dhe rrjetëzimi. Gjithashtu u përmendën raste të shumta të ndërmjetësimit të OAK-së në institucione të ndryshme me qëllim të krijimit të lehtësirave për bizneset.

Znj. Njomza u shpreh e kënaqur dhe përgëzoi Odën për të arriturat, ku shtoi se janë të  nevojshme asociacione të tilla të cilat mbrojnë interesat e bizneseve. Në fund të këtij takimi palët lanë të hapura mundësitë e bashkëpunimit.

Për më shumë, Pro Kont është biznes i cili merret me financa, këshilla tatimore, kontabilitet për biznese të ndryshme.