Bujqesia u vlerësua si një ndër sektorët më të rëndësishëmpër zhvillimin e vendit gjatë një vizite të bërë nga përfaqësues të Odës së Afarizmit të Kosovës në Komunen e Podujevës, ku u pritën në takim nga Drejtori për Planifikim dhe Zhvillim Ekonomik z. Mirsad Kamerolli dhe Drejtor i Drejorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Z. Vezir Januzi.

Anëtari i bordit z. Diamant Elshani theksoi që Oda e Afarizmit të Kosovës është e përkushtuar që të i ndihmoj bujqit, madje është duke zhvilluar edhe takime të vazhdueshme me institucionet vendore në mënyrë që të krijoj lehtësira për këtë sektor.

Vëmendje më e madhe gjatë këtij takimi i’u kushtua diskutimit për çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë me zhvillimin e bujqësisë në këtë Komunë, ku ndër të tjera z.Januzi theksoi që Komuna e Podujevës një sipërfaqe të konsideruseshme i ka dediku mbjelljes së mjedrave dhe se qyteti i Podujevës tani po njihet si “Qyteti i mjedres”. Gjithashtu, ai theksoi që kohën e fundit fokus me i madh nga kjo Drejtori po i kushtohet bletarisë, pasiqë po konsiderohet si potencial i madh për zhvillim në këtë Komunë.

Ndërsa z.Kamerolli falënderoi OAK-në për viziten duke shtuar që bashkëpunimi me një odë të biznesit për këtë Drejtori është mëse i nevojshëm dhe i mirëseardhur. Ai ndër të tjera tregoi edhe për planet që kjo Drejtori ka në përkrahjen e sektorit privat.

Në fund të takimit të dy palët u pajtuan që bujqësia është sektor i rëndësishëm për zhvillimin e vendit, madje kemi hapsirë për të punuar më shumë për këtë sektor.

Në këtë takim OAK u përfaqësua nga: sekretari i bordit Diamant Elshani dhe koordinatorja Donika Gashi.