Oda e Afarizmit të Kosovës u qëndron afër bizneseve

OAK-u gjatë vizitës në Mitrovicë, vizitoi fabrikën e riciklimit të qelqit dhe prodhimit të mozaikut “TIKI MOSAIC” Sh.P.K. ku në këtë rast u prit nga pronari njëkohësisht edhe bashkëpunëtori i OAK-ut z.Mehmet Dobra.

Drejtori i OAK-ut z.Ismet Mulaj shprehi gatishmëri që t’i përkrahë dhe t’i ndihmoj bizneset prodhuese në Kosovë, duke organizuar aktivitete dhe shërbime të ndryshme në OAK.

Z. Dobra theksoi që kompanitë prodhuese sfidohen më së shumti në vendin tonë dhe kanë nevojë për përkrahje të vazhdushme nga një Odë e tillë siç është OAK-u.

Në këtë rast z.Mulaj premtoj që OAK-u do t’i përkrahë bizneset dhe do të punoj për interesat e bizneseve.