Zyrtarë të OAK-së, në kuadër të vizitave në Komunën e Prishtinës u pritën në takim nga z.Agim Feka, pronar i Kompanisë Adetex, veprimtaria e të cilës ka filluar në vitin 2009.

Adetex është një kompani e specializuar për furnizimin dhe instalimin e të gjitha sistemeve të ngrohjes qendrore.

Gjatë këtij takimi u diskutua lidhur me sfidat që biznesi në fjalë po has gjatë ushtrimit të veprimtarisë dhe mundësitë e bashkëpunimit me Odën.