Zyrtar të Odës së Afarizmit të Kosovës, në kuadër të vizitave në Komunën e Ferizajit u pritën në takim nga Faton Qerkini, Menaxher i Kompanisë, veprimtaria e të cilës ka filluar në vitin 1997.

Eliot Trans është lider në Export Import të mallërave nga Zvicra dhe anasjelltas, duke ofruar shërbime të transportit.

Gjatë këtij takimi u diskutua lidhur me sfidat që biznesi në fjalë po has gjatë ushtrimit të veprimtarisë, e ndër të cilat sfida kryesore përbën ndryshimi i çmimeve të derivateve.