Zyrtarë të OAK-së, në kuadër të vizitave në Komunën e Prishtinës u pritën në takim nga Leutrim Kolloni, Pronar i Kompanisë Geo Plus, veprimtaria e të cilës ka filluar në vitin 2021.

Geo Plus është kompani që ofron shërbime të Gjeodezisë për të gjitha kategoritë e ndërtimit.

Gjatë këtij takimi u diskutua lidhur me sfidat që biznesi në fjalë po has gjatë ushtrimit të veprimtarisë dhe mundësitë e bashkëpunimit me Odën.