Zyrtarë të OAK-së, në kuadër të vizitave në Komunën e Prishtinës u pritën në takim nga Jeta Bajrami, menaxhere e shitjes së kompanisë në Lutian Home.

LUTIAN Home është një ndër qendrat më të mëdha të qeramikës dhe sanitarisë më moderne në Kosovë, me një hapsirë gjigande ku mund të gjeni një gamë jashtëzakonisht të gjerë dhe të teknologjisë së fundit të produkteve hidrosanitare.

Gjatë këtij takimi u diskutua lidhur me sfidat që biznesi në fjalë po has gjatë ushtrimit të veprimtarisë dhe mundësitë e bashkëpunimit me Odën.