Zyrtarë të OAK-së, në kuadër të vizitave në qytetin e Ferizajit u pritën në takim nga Avni Gashi, drejtor në fabrikën e prodhimit të mbathjeve Hit Shoes.

Hit Shoes është një ndër fabrikat më mëdha në Kosovë për prodhimin e mbathjeve dhe aktualisht ka të punësuar rreth 37 punëtorë.

Hit Shoes bënë prodhimin e një game të gjërë të mbathjeve të të gjitha llojeve, duke arritur kështu me mjaft sukses të depërtojë edhe në tregun evropian si në Kroaci, Gjermani e poashtu edhe në vende të tjera të BE-së.

Gjatë këtij takimi u diskutua lidhur me sfidat që biznesi në fjalë po has gjatë ushtrimit të veprimtarisë dhe mundësitë e bashkëpunimit me Odën. Në fund të takimit palët lanë të hapura mundësitë për bashkëpunim.