Oda e Afarizmit të Kosovës viziton biznesin Green Steam – Cleaning Company

Përfaqësueset e Odës së Afarizmit të Kosovës vizituan biznesin Green Steam ku u priten në takim nga pronari Valon Fetahu.

Fetahu u njoftua për aktivitetet dhe shërbimet që ofron oda për bizneset anëtare, ku u theksuan të arriturat si dhe lobimi i vazhdueshëm në ndryshimet e ligjeve në favor të bizneseve.

Gjatë takimit të dyja palët lanë të hapura mundësitë për bashkëpunim reciprok.

Për më shumë, Green Steam është kompani pastrimi me shërbime sa më ekologjike dhe efiçente.http://gs-ks.com/web/