Oda e Afarizmit të Kosovës viziton biznesin Lab Oil

Përfaqësueset e Oda e Afarizmit të Kosovës vizituan biznesin LAB-oil ku u priten nga drejtori Bislim Muqa dhe menaxheri i burimeve njerëzore Pleurat Fazlija.

Zyrtaret e OAK-së njoftuan përfaqësuesit e biznesit për aktivitetet dhe shërbimet që ofron oda. Gjithashtu një theks i veçantë i’u kushtua të arriturave të odës gjatë kësaj kohe që funksionon si dhe lobimit të vazhdueshëm në ndryshimet e ligjeve në favor të bizneseve.

Bislim Muqa dhe Pleurat Fazlija përgëzuan odën për kontributin e vazhdueshëm në krijimin e një klime më të mirë të të bërit biznes në Kosovë.

Gjatë takimit të dyja palët lanë të hapura mundësitë e bashkëpunimit.

Për më shumë, Lab Oil është kompani për shitjen e produkteve hidrokabure që vepron në Kosovë si dhe në zonën e Ballkanit.